15:13 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / k.v

Fatmir Limaj dhe të tjerët shpallen të pafajshëm (Video/Foto)

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë aktgjykimin ndaj ish-ministrit të Transportit, tani zëvendëskryeministër, Fatmir Limaj, në rastin gjyqësor të njohur si MTPT.

Zëvendëskryeministri  Limaj është shpallur i pafajshëm për të gjithat pikat e aktakuzës, raporton Indeksonline.

Krahas Limajt, të akuzuar ishin edhe Nexhat Krasniqi, Endrit Shala, Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka dhe që të gjithë u shpallen të pafajshëm.

Limaj në fjalën e tij përfundimtare të mërkurën ka pohuar se është krenar që pas 2764 ditëve, ajo që e ka thënë është provuar pasi sipas tij nuk është prezantuar asnjë provë që vërteton akuzën e prokurorisë.

Gjithashtu, ai tha se atij i është bërë një gjyq publik, dhe se njerëz dhe disa media, nuk kanë lënë asgjë pa bërë në tendencë për të shkatërruar personalitetin e tij.

Limaj ka sqaruar se ky gjykim ka filluar me një letër dhe me atë letër do të përfundojë./Indeksonline/