Fatmir Limaj nga Skënderaj: Angazhimi ynë do të jetë i pandalshëm derisa Kosova ta ketë sigurinë e plotë

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka publikuar foto nga Skenderaj në shoqëri të ish-gjeneralit Nuredin Lushtaku.
Më tutje Limaj u shpreh se nga shtabi i Skenderajit, u zotuam se angazhimi ynë do të jetë i pandalshëm derisa Kosova ta ketë sigurinë dhe konsolidimin e plotë.
”Në Drenicën heroike, nga konaku i Gjeneral Nuredin Lushtakut, me bashkëpunëtorë besnik e të devotshëm ndaj vendit.Nga shtabi i Skenderajit, u zotuam se angazhimi ynë do të jetë i pandalshëm derisa Kosova ta ketë sigurinë dhe konsolidimin e plotë”, ka shkruar Limaj.
Skenderaji i vlerave më së miri personifikohet në personalitete të cilët janë dëshmuar me veprat e tyre si në kohët e sakrificës ashtu edhe të paqes, ka shtuar Limaj./Indeksonline/