Fatmir Limaj: Pa NISMA-n në Kuvend, nuk ka qeveri të opozitës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, duke theksuar se prania e kësaj partie në Kuvend është vendimtare për formimin e një qeverie nga opozita.
Sipas Limajt, nëse NISMA nuk arrin të sigurojë përfaqësim parlamentar, atëherë, sipas tij, Albin Kurti do ta ketë të mundur formimin e qeverisë pa pasur nevojë për partitë opozitare.
Ai ka shtuar se, pa NISMA-n në Kuvend, as partitë e ish-opozitës nuk do të kenë kapacitetin për të ndërtuar një shumicë qeverisëse.
‘’Çelësi i ndryshimit dhe mundësisë të qeverisë të opozitës është numri 122. Nëse 122 nuk është në parlament, NISMA, zoti Kurti s’ka me pas nevojë për opozitë me bë qeveri. Qekjo ka me ndodh. Nëse 122 nuk është në parlament, opozita s’ka me qeverisë. Pa 122 qeveri të opozitës në parlament nuk ka. Kjo është çka po shoh unë. Mundësia e ndryshimit që po e presim të gjithë është të bashkohesh rreth numrit 122, që është numër, edhe i bashkimit edhe i ndryshimit edhe fitores’’, ka deklaruar ai në Pressing.

