23:33 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / MSH

Fatmir Limaj paralajmëron “rikthimin e fuqishëm” të NISMËS në Kuvend

Kryetari i NISMËS Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka falënderuar drejtuesit e degëve për angazhimin e madh që kanë bërë në zgjedhjet lokale, ku Nisma i ka fituar zgjedhjet në Malishevë me kryetarin Ekrem Kastrati.

Këtë falendërim, Limaj e ka shprehur në takimin e sotëm me kryetarët e degëve të partisë së tij në nivel vendi.

Ndonëse ka fituar në vetëm një komunë, Limaj këtë e ka quajtur si sukses dhe stabilitet të partisë së tij, teksa ka paralajmëruar rikthimin e fuqishëm në Kuvendin e Kosovës dhe instucionet qendrore.

“Suksesi dhe stabiliteti i Nismës në këto zgjedhje është mesazhi më i mirë se së shpejti zëri i Nismës do të rikthehet fuqishëm në Parlament dhe në institucione tjera qendrore”, ka thënë ai gjatë takimit.