Fatmir Limaj premton që brenda tri viteve do ta ndërtoj termocentralin me 500 megavat

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se brenda tri viteve ai do ta realizonte projekti për termocentralin prej 500 megavat.
Limaj ka thënë se është njeri i projekteve të mëdha, duke përmendur autostradën “Ibrahim Rugova”, dhe aeroportin “Adem Jashari”, projekte të realizuara në mandatin e tij si ministër i Transportit.
Limaj thotë se nëse nuk do ta realizonte zotimin e tij për termocentralin, do të realizohej nga Kosova, nëse do ta merrte besimin e qytetarëve të Kosovës.
Ai u ka bërë apel, qytetarëve që të mos u japin punë njerëzve papunëtor dhe siç thotë ai ‘qyqanave’.
Limaj ka thënë se është e pamundur që të realizohen projekte të mëdha e të mos kritikohen dhe gjykohen nga njerëzit.