Fatmir Limaj sërish kryetar i NISMA-s Socialdemokrate
Nisma Socialdemokrate e ka mbajtur sot Kuvendin Zgjedhor.
Me këtë, kryetar i këtij subjekti politik është rizgjedhur Fatmir Limaj.

Limaj ishte kandidat i vetëm për këtë pozitë.
Ndërkohë po sot Nisma pritet ta zgjedhë Kryesinë si dhe Këshillin e partisë.

