75 Mall Live Search
15:59 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / OSH

Fatmir Limaj thyen heshtjen për arrestimin e Jakup Krasniqit, njofton konferencën

Pak minuta pas arrestimit të Jakup Krasniqit, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka njoftuar konferencë për media.

“Ju njoftojmë se sot prej orës 16:30, kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban konferencë për media” thuhet në njoftimin e Nismës.

Jakup Krasniqi para pak minutash është nisur për në Hagë pasi që i është konfirmuar aktakuza.

Plot 10 orë ka zgjatur bastistja e shtëpisë së tij në Velani nga forcat e Eulexit./Indeksonline/