Fatmir Limaj uron Krishlindjet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar kërshëndellat. Limaj përmes një shkrimi të postuar në “Facebook”, ua ka uruar të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë kremtën e Krishtlindjes.
“Uroj kjo kremtë e madhe, të kalojë në atmosferë hareje, me gëzime dhe begati”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Postimi i Limajt:
Të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë, ua uroj kremtën e Krishtlindjes. Uroj kjo kremtë e madhe, të kalojë në atmosferë hareje, me gëzime dhe begati! Për shumë mot Krishtlindjet!