75 Mall Live Search
17:30 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / Blerim

Fatmir Limaj viziton familjen e Jakup Krasniqit

Pas bastisjes që zgjati për më shumë se nëntë orë, Jakup Krasniqi u arrestua nga pjesëtarë të EULEX-it, ndërsa dërgimi i tij në Hagë u konfirmua nga ana a avokatit të tij, Valon Hasani.

Pas orës 17:00 IndeksOnline ka raportuar që ka nisur edhe bastisja e shtëpisë tjetër të Krasniqi, në atë në Negroc.

Ndërsa, kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka shkuar që ta vizitojë familjen e Krasniqit në Velani.

Kujtojmë që Limaj në një konferncë kritikoi EULEX-in dhe tha që Krasniqi do të kthehet me certifikatën e pastërtisë prej atdhetari.