20:53 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Fatmir Sejdiu: LDK ka humb zgjedhjet, Isa Mustafa duhet të jap dorëheqje, por edhe Lutfi Haziri dhe Muharrem Svarqa

Ish-presidenti i Kosovës, njëherit ish-kryetar i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka thënë se kjo parti që ka udhëhequr dikur, i ka humbur në zgjedhjet e fundit, e për këtë ai fajin ia lë liderit, Isa Mustafa.

“I pari që përgjigjet është lidershipi, Isa Mustafa dhe lidhet me mandatin e tij, ai ka dhënë deklarata për fitoren dhe garancën për fitoren dhe ai ka ndërtu strukturën e LDK-së në garë. Edhe LDK duhet ta mbajë mend këtë punë. Përgjegjësi kanë edhe kandidatët për komuna, psh. Lutfi Haziri, Muharrem Svarqa, po ashtu zbritje në komuna. Ka zbritje të elektoratit në krahasim me zgjedhje të mëhershme. Mendoj që ata që kanë humb, duhet të jepin dorëheqje”, ka thënë Sejdiu në Debat Plus, përcjellë Indeksonline.

Ai madje ka thënë se vazhdimisht ka pasur fushatë kundër tij, e kjo është bërë pikërisht nga Isa Mustafa, ndonëse ai i është betuar në kokë të fëmijëve të tij.

“E kam thirr tri herë në kabinetin tim për të biseduar për fjalët që mund të kem ambicie dhe është betuar në kokën e tij.

Fushatë ka pas kundër meje, nga njerëzit që ai ka moblizu, një strukturë e gjerë, por edhe jashtë LDK-së, orkestrim me njerëz të paguar, dhe kanë ća gërmazin para selisë së LDK-së.

Iu them që ka qenë një pjesë e faktorit ndërkombëtar që e kanë mbështet Mustafën, për shkak të qëndrimeve që nuk i ndryshoi, për gjashtë pikëshin”./Indeksonline/