Fatmir Spahiu ka dilema për rastin e dhunës në shkollë: Ka skena që i mungojnë totalit!
Aktori, Fatmir Spahiu ka reaguar pas rastit të dhunës së një profesori ndaj një nxënësi në Prishtinë, duke e cilësuar atë të denueshme nga ligji, rregulloret dhe morali, transmeton IndeksOnline.
Ai ka theksuar se barra e vetëkontrollit i takon mësimdhënësit dhe se çdo rast i tillë duhet të trajtohet sipas ligjit.
Megjithatë, Spahiu shprehet se problemi është më i gjerë:
“Po rrisim brez te frikshëm, me dorën tonë! Ka shumë faktorë. Nuk po i numërojmë sot se i kemi numëru në të kaluarën masivisht. Femijët janë e ardhmja, janë yje qe po ju humbisim shkëlqimin me dorën tonë, me dorën e shoqërisë! Jemi në krizë”, ka shkruar mes tjerash ai.
Ai shton se mesimdhënësit dhe mësimnxënësit po përballen me sfida të mëdha, ndërsa thekson nevojën për reflektim dhe përkujdesje ndaj fëmijëve si pjesë e shoqërisë.

