75 Mall Live Search
14:46 / E Hënë, 26 Prill 2021 / OSH

Faton Brahimaj ende në arrati, personi që dyshohet se vrau djalin e axhës të shtunën që lamë pas

Ditën e shtunë fshati Novosellë i komunës së Pejës, ishte tronditur nga lajmi për vrasjen e Bashkim Brahimajt nga i dyshuari Faton Brahimaj.

Të dy këta mes vete ishin djem të axhës, dhe se e tërë situata erdhi si pasojë e një kontesti pronësor.

Me të kryer aktin e vrasjes, i dyshuari Faton Brahimaj, vazhdon të mbetet në arrati.

Këtë për IndeksOnlin e ka konfirmuar Zëvendës Drejtor i Policisë së Kosovës në Rajonin e Pejës, Veton Elshani i cili ka thënë se hetimet po vazhdojnë të kryhen në të gjitha pistat e mundshme.

“Nuk kemi ende asgjë, jemi në kërkim të personit të dyshuar, jemi duke kryer punën tonë. Jemi në vazhdën e hetimeve, jemi duke i hetuar të gjitha pistat. Por ende nuk kemi diçka”, tha Elshani për IndeksOnline.