75 Mall Live Search
20:12 / E Shtunë, 06 Shtator 2025 / G T

Faton Maloku zbulon arsyen pse nuk është ftuar nga Franco Foda për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Suedisë

Portieri i Dritës, Faton Maloku në një intervistë për Geg fm radio në emisionin “Me syza t’dillit”, ka zbuluar arsyen pse Franco Foda nuk e ftoi në ndeshjet e shtatorit.

Ai thotë se në miqësoret e fundit, është njoftuar nga trajneri gjerman se më shumë i beson portierëve që luajnë në ligat më të forta, shkruan Indeksonline

“Herën e fundit që isha tash në miqësore, Franco Foda më ka treguar qartë, se mundet me i besu më shumë portierëve në përgjithësi, që luajnë në liga më të forta. Sado që unë mundem me pasë minutazh apo diçka më shumë këtu. Gjë që e kuptoj, unë mundohem me dhanë më të mirën me Dritën si në Conferencë League si në Superligë.

“Nuk prekem nëse nuk më jep minuta. Jam i gatshëm me i ndihmu në të gjitha mënyrat Kombëtaren e Kosovës”, u shpreh Faton Maloku për Geg Fm radio në emisionin “Me syza t’dillit”.

Kujtojmë që mbrëmë Kosova u mposht thellë 4:0 ndaj Zvicrës me Aro Muricin në portë. Kurse të hënën luajnë ndaj Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri”./Indeksonline/