75 Mall Live Search
22:15 / E Martë, 06 Janar 2026 / MSH1

Faton Peci mbledh shtabin emergjent të Mitrovicës

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka mbledhur shtabin emergjent të Komunës, për të diskutuar mbi motin e keq dhe reshjet e vazhdueshme të shiut.

Në një postim në Facebook, Peci u shpreh se të gjitha mekanizmat janë në gjendje gatishmërie, bashkë me ekipet vullnetare, transmeton IndeksOnline.

“Në këtë mbledhje u diskutua në lidhje me koordinimin në mes institucioneve, vlerësimin e gjendjes së tanishme në terren, si dhe masat që duhet të ndërmerren. Si kryetar i Komunës, jam i gatshëm që të vë në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme në menaxhim të kësaj situate” u shpreh Peci.

Gjatë ditës, ai doli në terren, për të vlerësuar situatën dhe ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

I gjithë mekanizmi shtetëror, si në nivel lokal ashtu edhe qendror, janë në gjendje gatishmërie bashkë me ekipe vullnetare për intervenim të menjëhershëm nga vërshimet në Komunën e Mitrovicës.

Duke marrë në konsideratë motin e përkeqësuar nga reshjet e vazhdueshme të shiut dhe rrezikun nga vërshimet e mundshme në rajonin e Mitrovicës, sonte në ora 21:00 thirra mbledhje të jashtëzakonshme të gjithë akterët kompetentë në zinxhirin e sigurisë dhe intervenimit emergjent.

Në këtë mbledhje u diskutua në lidhje me koordinimin në mes institucioneve, vlerësimin e gjendjes së tanishme në terren, si dhe masat që duhet të ndërmerren. Si kryetar i Komunës, jam i gatshëm që të vë në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme në menaxhim të kësaj situate.