Faton Peci premton rindërtimin e Xhamisë së Ibrit në Mitrovicë

Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga Lëvizja Vetëvendosje, Faton Peci ka premtuar se do të angazhohet për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peci ka shkruar për rëndësinë e madhe historike dhe shpirtërore që kjo xhami ka pasur për qytetarët e Mitrovicës, duke e cilësuar rindërtimin e saj si një akt respekti për trashëgiminë dhe identitetin kulturor e fetar të qytetit.
“E dimë sa rëndësi historike e shpirtërore ka pasur ajo xhami për qytetarët e Mitrovicës. Rindërtimi i saj do të jetë një akt respekti për trashëgiminë tonë dhe një hap drejt ruajtjes së identitetit kulturor e fetar të qytetit”, ka shkruar Peci. /IndeksOnline/
Postimi i plotë: