75 Mall Live Search
22:44 / E Shtunë, 28 Maj 2022 / MSH

Faton Peci zgjedhet kryetar i degës së Guxo në Mitrovicë

Ministri i Bujqësisë, njëherazi edhe anëtar i Guxo, Faton Peci, është zgjedhur udhëheqës i kësaj partie në degën e saj në Komunën e Mitrovicës.

Me 296 vota për dhe një abstenim, Peci do të jetë udhëheqës i Degës së partisë në të cilën është bashkëthemelues.

“Sot në Mitrovicë u mbajt Kuvendi i Parë Zgjedhor i Degës së Partisë Guxo në Mitrovicë. Kuvendi me 296 vota për dhe një abstenim zgjodhi për kryetar të degës z. Faton Peci, bashkëthemelues i Listës Guxo në vitin 2020, veprimtar i vjetër politik në Mitrovicë, i shquar për zërin e tij kritik në kërkim të reformave të mirëfillta në LDK dhe luftimit të dukurive negative në politikën kosovare. Si Shef Kabineti i Presidentes Osmani, Fatoni ka dëshmuar integritet dhe vendosmëri të jashtëzakonshme në mbrojtjen e parimeve të patjetërsueshme politike” shkroi në facebook Donika Gërvalla-Schwwarz, me rastin e mbajtjes se Kuvendit zgjedhor në Mitrovicë.

Kuvendi zgjedhor i degës në Mitrovicë zgjodhi edhe kryesinë e degës si dhe 31 delegatët e kësaj dege në Kuvendin Qendror.

Nesër, Guxo do të mbajë Kuvendin zgjedhor në Prizren.

“Gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm do të mbahen kuvendet zgjedhore edhe në komunat e tjera të Kosovës. Zgjedhjet e partisë Guxo do të finalizohen në shtator me mbajtjen e Kuvendit Qendror” shtoi Gërvalla-Schwarz.