Faton Seferi i Drenicës dënon tifozët që vendosen banerin kundër Bylbyl Sokolit

Faton Seferi, zëvendëspresidenti i Drenicës në emisionin “Favorit” në T7 ka njoftuar se gjashtë tifozë janë dënuar për shkak të vendosjes së banerit kundër trajnerit, Bylbyl Sokoli.
Sot në ndeshjen ndaj Dukagjinit, në stadium u pa një baner që ishte kundër trajnerit aktual të “kuqezinjëve”, Bylbyl Sokoli, shkruan Indeksonline
Seferi i ftuar si mysafir në emisionin sportiv “Favorit” tha se gjashtë tifozë janë identifikuar, që kanë vendosur këtë baner – duke ia ndaluar hyrjen në stadium.
“Gjashtë persona janë identifikuar që e kanë vendosur banerin kundër Bylbyl Sokolit. E kanë të ndaluar hyrjen në stadium.
“Kryqe i kanë vendosur vetëm serbët heronjëve tanë, kjo është e ulët”, u shpreh Seferi
/Indeksonline/