Faton Shoshi po i rikthehet shoubizit, menaxheri që krijoi yje dhe ndërroi lojën në estradë

Emri i Faton Shoshit nënkupton ndryshim loje në shoubiz.
Me këtë epitet, menaxheri i njohur ka qenë i përmendur në publik, pasi ka menaxhuar karriera të suksesshme muzikore, siç ka qenë ajo e Ledri Vulës dhe Era Istrefit.
Ai në kulmin e sukseseve përnjëherë kishte vendosur të largohej nga shoubizi.
E tash, pas një pauze, Shoshi duket se ka vendour të kthehet përsëri në fron.
Këtë gjë e ka konfirmuar menaxheri tjetër kosovar, Jetmir Agaj, i cili në fotografinë e hedhur në Instastory shkroi “A jeni gati?”.
Detaje tjera nuk janë zbuluar se cilin këngëtar apo këngëtare ka vendosur ai ta bëj yllin e ri, por, se do jetë rikthim i fuqishëm i Shoshit, kjo dihet tashmë.
