Faton Vukshinaj e shkatërron kampionin e Çekisë
Boksieri i pamposhtur shqiptar, i kategorisë së mesme, Faton “EL VULCANO” Vukshinaj ka arritur të shënojë mbrëmë një fitore shumë mbreslënëse kundër kampionit aktual të Çekisë në kategorinë e mesme 72,5 kg.
Vukshinaj e rrëzoi kundërshtarin që në fillim të duelit, në raundin 1, me një goditje të fuqishme në trup. Por kundërshtari Bauza u ngrit dhe arriti t’i shpëtojë goditjeve të tjera të mundshme, duke u larguar sa më shumë nga Vukshinaj.
Në raundet në vazhdim Bauza ishte më i kujdesshëm për goditjet në trup, por pranonte pastaj aq më shumë goditje në kokë dhe shpesh herë edhe goditje të pastërta e të fuqishme dhe si për mrekulli ai vazhdonte të qendronte në këmbë, por të pranishmit në sallën e GRAND CASINO BASEL ishte shumë të lumtur se po e shihnin një duel aq të bukur nga boksieri vendas, Faton Vukshinaj, i cili është i lindur në Basel të Zvicrës, transmeton IndeksOnline.
Bauza i mbijetoi tetë raundeve të caktuara, Vukshinaj u shpall fitues shumë i bindshëm në këtë duel dhe e përmbylli kështu me shumë sukses edhe vitin 2018, vitin e dytë të karrierës së tij si boksier profesionist.
10 duele në vetëm 22 muaj në boksin profesionist, 9 herë arriti t’i fitojë pastërt Vukshinaj, kurse një duel i tij ka mbaruar me barazim teknik për shkak të një aksidenti me kokë nga ana e kundërshtarit të tij.
EL VULCANO mbetet pra i pamposhtur dhe i gatshëm për duele titullare në vitin 2019, siç deklaron Menaxheri i tij Luan Dreshaj.
”Fatoni tani e ka kaluar fazen themelore të një karriere të mirëfilltë profesioniste, në vitin 2019 mund të boksojë pa problem 10 apo 12 raunde, pra duele për tituj internacional”.
”Jam në bisedime me disa Promotor që tani dhe pas një pushimi disa javor që i duhet Fatonit tani, mund të vëndosim për hapat e radhës”./IndeksOnline/