75 Mall Live Search
10:49 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Fatos Beqiraj befason me skuadrën e re, kosovari rikthehet në Ballkan

Ish-lojtari i Besës së Pejës, Fatos Beqiraj, pasi ndau udhët me ekipin nga Izraeli, Maccabi Netany, do të rikthehet përsëri në Gadishullin Ballkanik.

Sipas “Crnogoreske Vijest”, Beqiraj do të transferohet tek ekipi i FK të Sarajevës, transmeton Indeksonline.

Gjatë dy vjete sa luajti në Izrael, 32- vjeçari shënoi 23 gola në 50 ndeshje. Statistika tejet të mira pati edhe me Dinamon e Zagrebit, ku në 125 ndeshje, shënoj 37 gola.

Në Dinamo Minsk në 42 paraqitje shënoi 19 gola./Indeksonline/