75 Mall Live Search
13:10 / E Hënë, 03 Qershor 2019 / indeksADMonline

Fatos Beqiraj kapiten i Malit të Zi kundër Kosovës

Kosova të premten luan me Malin e Zi në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.

Dardanët për kundërshtarë do të kenë një shqiptar i lindur në Pejë, Fatos Beqirajn.

Ylli i Maccabi Netanya pritet të jetë kapiten në ndeshjen kundër Kosovës, shkruan Indeksonline.

Në mungesë të Stevan Jovetic dhe Stefan Savic, 31 vjeçari do të marr shiritin e kapitenit te Mali i Zi.

Ai aktualisht është futbollisti me më shumë paraqitje që nga pavarësia e Malit të Zi, me gjithsej 62 ndeshje të zhvilluara. /IndeksOnline/