Fatos Berisha në Forumin e XI-të për Drejtësinë Tranzicionale në vendet post-jugosllave
Drejtori artistik i PriFest, Fatos Berisha, po qëndron në Sarajevë ku është ftuar që të marrë pjesë në Forumin e XI-të për Drejtësinë Tranzicionale në vendet post-jugosllave organizuar nga Koalicioni për KOMRA.
Berisha është njëri nga folësit në panelin e diskutimit në temën “Kultura e përkujtimit – Roli i artit në perceptimin publik të së kaluarës” të udhëhequr nga Dino Mustafiq (Dino Mustafić) regjisor, së bashku me folësit nga rajoni: Adisa Bashiq (Adisa Bašić), poete, nga Bosnia dhe Hercegovina, Viktor Ivançic (Viktor Ivančic), letrar dhe gazetar, Kroaci.
Dragan Markovina, historian, publicist dhe politikan, Kroaci, Janko Baljak, regjisor i filmit, Serbi, dhe Faruk Shehiq (Faruk Šehić), letrar dhe publicist, Bosnia dhe Hercegovina./Indeksonline/