Fatos Hoxha, një nga personat më të kërkuar në vend për vjedhje në vetura
Një person i dyshuar për vjedhje të shumta në vetura është identifikuar tashmë. Fatos Hoxha është i dyshuar për një sërë vjedhjesh në vetura në gjithë Kosovën dhe se tashmë ai është nga personat më të kërkuar aktualisht.
Hoxha dyshohet se është i përfshirë në dhjetëra raste vjedhjesh, kryesisht duke thyer vetura dhe duke marrë gjësende me vlerë nga to.
Rastet janë raportuar në disa qytete të Kosovës, çka e bën atë të dyshuar për vjedhje veturash të shtrirë në gjithë vendin.
Në pamjet të cilat i posedon Indeksonline Hoxha shihej teksa i ofrohet veturave të parkuara, të cilat i hap dhe merr gjësende që gjenden brenda tyre.

