75 Mall Live Search
13:09 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

Fatos Nano, mesazh socialistëve dhe demokratëve: Është koha të rreshtohemi hapur për progresin

Ish-kryeministri Fatos Nano më bashkëshorten e tij kanë votuar ditën e sotme në Mullet. 

Nano ka shpjeguar pse po voton dhe ka deklaruar hapur për kë, duke ju bërë thirrje votuesve të majtë e të djathtë të dinë si të reagojnë sot. E njoh mire këtë lloj “opozite” u shpreh Nano.

Dritare.net: Si themelues dhe lider historik i Partisë Socialiste, i njihni këto votime ku opozita nuk merr pjesë?

Fatos Nano: Jam në pozicionin që duhet. E njoh mirë këtë lloj “opozite” dhe jam i bindur se duke votuar sot ndihmojmë çlirimin e të ardhmes nga kthetrat e saj.

Dritare.net: A kanë legjitimitet një pale zgjedhje ku ata që shkojnë votojnë, dihet për kë votojnë, kur vota është e fshehtë?

Fatos Nano: Sigurisht po! Është koha të rreshtohemi hapur për progresin dhe qytetërimin, kundër primitivizmit tribal!

Dritare.net: Një mesazh për socialistet dhe popullin e majtë.

Fatos Nano: Te votojnë pa ngurrim, duke mos i hequr duart nga timoni evropian i Shqipërisë!

Dritare.net Një mesazh për opozitën.

Fatos Nano: Të votojnë kundër lidershipit te vet, që iu ka mbyllur perspektiven konkurruese europeiste!