09:01 / E Shtunë, 29 Maj 2021 / B O

Fatos Nano përfundon në spital, ish-kryeministri ulet në karrigen me rrota

Lideri historik i PS-së, ish-kryeministri Fatos Nano, duket se ka patur probleme shëndetësore.

Ai është parë te premten teksa ka shkuar për një vizitë pranë një spitali privat në Tiranë, ku ka marrë ndihmë mjekësore.

Mediat kanë publikuar pamjet e momentit kur ish-kryeministri zbret nga makina dhe futet me karrocë brenda ambienteve të spitalit.

Ende nuk dihet për shqetësimet konkrete të ish-kryeministrit, ndërsa shoqërohet nga bashkëshortja.