75 Mall Live Search
20:09 / E Hënë, 01 Prill 2024 / Gj. Sh

Fatosat e Ulpianës shkëlqejnë në Itali, e fitojnë turneun “Citta della Pace”

KF Ulpiana U13 me në krye trajnerin Gazmend Osmani është shpallur kampion në turneun “Citta della Pace” i cili u zhvillua në Itali.

Me shtatë lojë radhazi të fituara, fatosët nga Lipjani ngritën lart kupën e kampionit.

Në 7 ndeshjet e luajtura, Ulpiana U13 shënoi 20 gola, duke pranuar vetëm katër.

Në këtë turne ishin pjesëmarrës 30 ekipe nga vende të ndryshme të botës.

Rezultatet:

Ulpiana 5:0 Rovereto

Ulpiana 3:1 Rovereto

Ulpiana 3:0 Giorgio

Ulpiana 1:0 Lizzani

Ulpiana 3:1 Vallagrina

Ulpiana 2:1 Condinese

Ulpiana 2:1 Shkodra