Faturat e paguara për serbët e veriut, kjo është zgjidhja sipas Avokatit të Popullit
Energjia e harxhuar për nga katër Komunat e Veriut e paguar nga pjesa tjetër qytetarëve të Kosovës, është ndaluar përkohësisht në bazë të një vendimi të Gjykatës së Apelit, Avokati i Popullit ka ngritur çështjen e kompensimit ose barazimit të borxhit për konsumatorët e rregullt.
Avokati i Popullit Hilmi Jashari, në një prononcim për “Indeksonline”, ka thënë se çështja e kompensimit të qytetarëve përmes faturave duhet të bëhet përmes një vendimi nga Kuvendi i Kosovës në të kundërtën, kjo do të ngrihet përmes një procedure gjyqësore.
Tani ka mbetur shqyrtimi eventual lidhur me kompensimin që kemi ndërmend ta ngritët përmes një procesi gjyqësor. Mirëpo nëse Kuvendi i Kosovës i zbaton rekomandimet tona nuk do të ketë nevojë për shqyrtim të mëtejme në procedurën gjyqësore”, ka thënë Jashari.
Rekomandimet e Avokatit të Popullit janë që forma e kompensimit të ndodhë përmes zbritjes në faturat e energjisë tek qytetarët që kanë paguar për to.
“Kompensimi që ne kemi rekomanduar që sa më pak të ketë ngarkesë për qytetarin, pra të ketë zbritje në përqindje në faturat për qytetarët deri sa të barazohet shuma e paguar”, ka shpjeguar ai.
Tutje, Jashari ka treguar se ku proces është duke shkuar në dy drejtime, së pari janë duke pritur një epilog pas diskutimit nga Kuvendi i Kosovës, e së dyti ankesa drejtuar në Gjykatën e Apelit ka pasur sukses sepse është arritur që përmes një mase të përkohshme të ndalohet një mënyrë e tillë e faturimit.
“Procesi është duke shkuar në dy drejtime njëkohësisht, e para është në kuvendin e Kosovës, ku për këtë kemi raportuar në komisionin për të Drejtat e Njeriut ku kemi dhënë rekomandime konkrete. Dhe ajo që ka mbetur tani është që komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut është që të futët në seancë plenarë të Kuvendit, ku kryesia e tij e ka planifikuar që ta shqyrtoj këtë çështje në një seancë të jashtëzakonshme ose gjatë seancave plenarë të zakonshme për të diskutuar për rekaomandiet që kemi dhënë ne. Ndërsa në procesin gjyqësor që kemi nisur në Gjykatë megjithëse ka pasur përparim edhe atje sa i përket aprovimit të masës së përkohshme të ndalimit të mënyrës së faturimit siç ishte më herët”, ka thënë Avokati i Popullit. /Indeksonline/