75 Mall Live Search
15:44 / E Enjte, 26 Dhjetor 2024 / S Z

Faturimi me Matje: 60.3% e konsumatorëve të Termokos kanë pranuar fatura më të ulëta

N.P “Termokos” SH.A njofton se 60.3% e konsumatorëve të saj kanë pranuar  fatura më të ulëta të energjisë termike përmes sistemit të ri të faturimit me matje.

Në njoftimin nga “Termokos”, thuhet se ky rezultat tregon një progres të rëndësishëm në implementimin e teknologjive moderne të matjes dhe faturimit, që ofrojnë përfitime të drejtpërdrejta për konsumatorët dhe efikasitet më të lartë në menaxhimin e shpenzimeve.

“Me këtë sistem të ri, Termokos ka arritur të sigurojë fatura më të ulëta për shumicën e konsumatorëve të saj – përmes sistemit me matje, duke përmirësuar transparencën dhe drejtësinë në procesin e faturimit. Ky sistem është një hap i rëndësishëm drejt një menaxhimi më të mirë të energjisë dhe ofron mundësi të reja për rritjen e efikasitetit dhe qëndrueshmërisë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim po ashtu thuhet se Termokos mbetet e angazhuar për ofrimin e shërbimeve me cilësi të lartë dhe përpjekjet për të siguruar një mjedis më të pastër dhe më të qëndrueshëm për qytetarët e Prishtinës.

“Duke iu falenderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm,bëjmë thirrje për kursimin e energjisë termike, në mënyrë që të sigurojmë fatura më të ulëta dhe një sistem më të qëndrueshëm të ngrohjes. Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër”, thuhet në njoftim.