75 Mall Live Search
23:48 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / Blerim

Fauci i parasheh festat e fundvitit si periudhë e rritjes së rasteve me Covid-19

Eksperti i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, ka paralajmëruar rritje rastesh me Covid-19 pas festimeve të Krishtlindjeve.

Ai ka deklaruar se periudha e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri do të jetë më sfiduesja derisa shifrat në SHBA janë rritur dukshëm ditëve të fundit.

SHBA-ja në shifrat totale ka regjistruar mbi 14 milionë të infektuar dhe mbi 282 pacientë të vdekur.