75 Mall Live Search
08:24 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / OSH

Fauci u kërkon falje britanikëve për akuzat e bëra kundër vaksinës së Covid

Anthony Fauci, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive amerikane, ka kërkuar falje për vërejtjet që dukej se kritikonin procesin e miratimit të vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar.

“Unë kam një besim të madh në atë që bën Mbretëria e Bashkuar si shkencërisht, ashtu edhe nga pikëpamja e rregullatorit”–  tha Dr Fauci për BBC.

Mbretëria e Bashkuar ditën e mërkurë u bë vendi i parë në botë që miratoi vaksinën e Pfizerit për të luftuar Covid-19.

Theksojmë se mjeku në një intervistë  të dhënë për Fox Neës kishte thënë se britanikët nuk e kishin analizuar vaksinën me aq kujdes sa rregullatorët shëndetësorë të SHBA-së.

Më pas, ditën e enjte, ai tërhoqi komentet dhe tha se nuk kishte “dyshime në mënyrën se si Britania e Madhe e bëri atë”.