Fauci: Vaksinimi me tri doza rrit ndjeshëm mbrojtjen ndaj Covid-19

Shkencëtarët janë të ndarë mbi nevojën e një doze të tretë kur shume persona në SHBA mbeten të pavaksinuar, megjithatë eksperti i lartë i sëmundjeve infektimeve, Antoni Fauci, është i bindur në efektshmërinë e një regjimi të tillë vaksinimi.
“Teksa grumbullojmë më shumë të dhëna bëhet më e qartë se dozat përforcuese të vaksinave MRNA, do të kthehen në nja regjim standard të vaksinimit kundër koronavirusit. Me dy doza je i mbrojtur, por e treta e zgjat edhe më shumë efektin. Të dhënat në SHBA dhe Izrael tregojnë zbehje të imunitetit me kalimin e kohës. Prandaj, kategori të veçanta do të zhvillonin mbrojte më të fortë nëse merrnin një dozë të tretë, 6 muaj pas të dytës”, tha Fauci.
Sipas rregullatorëve amerikane, vetëm personat që kanë marrë dozën e fundit të vaksinës së Pfizer të paktën 6 muaj më parë, mundtë marrin të tretën. FDA ende nuk e ka konsideurar aplikimin e Modernës për dozë të tretë, ndërsa Johnson & Johnson nuk ka aplikuar ende për një të tillë.