Favoritët nuk gabojnë, Drita e Prishtina fitojnë në udhëtim

Drita është rikthyer në krye të Superligës pas fitores 4-2 ndaj Llapit në Podujevë.
Pjesa e parë ishte dramatike me dy skuadrat që patën epërsinë por 45 minutëshi u mbyll 2-2.
Në pjesën e dytë Drita ishte bindëse dhe pati shumë raste.
Xhevdet Shabani dhe Prisley realizuan dy gola brenda 10 minutave për t’i dhënë Dritës tre pikë shumë të rëndësishme.
61 pikë ka Drita pas 28 ndeshjeve ndërsa Llapi 33 në vendin e 7-të.
Prishtina poashtu nuk gaboi në Skënderaj duke mposhtur Drenicën 1-0.
Leotrim Kryeziu shënoi golin e ‘artë’ për ekipin e Zekirija Ramadanit.
Prishtina mbetet në vendin e 3-të me 57 pikë.
/Indeksonline/