Favoritët për titullin e Serie-s A, Allegri sheh tetë skuadra: Jemi edhe ne…!

Max Allegri ka folur para ndeshjeve të para të sezonit të ri 2025/26 në Serie A.
Trajneri i Milanit gjatë intervistës ka treguar rreth skuadrave favorite për të fituar titullin këtë edicion, shkruan Indeksonline
Ai sheh tetë skuadra në garë për titullin, duke e futur edhe Milanin e tij.
“Janë tetë skuadra që mund të spikasin. Zakonisht favoriti është ai që ka fituar kampionatin sezonin e kaluar, pastaj Interi, Roma, Fiorentina, Juventusi, Lazio dhe ne. Duhet të jemi të aftë në punën e përditshme, duke ruajtur ekuilibrin”, u shpreh Allegri
Kujtojmë që Milani gjatë afatit kalimtar të verës bëri disa “goditje” të forta, duke transferuar Luka Modriq dhe Ardon Jasharin./Indeksonline/