75 Mall Live Search
14:28 / E Premte, 23 Shkurt 2024 / G T

“Favoriti është Liverpooli”, Pochettino e “gjuan” presionin te Kloppi: Ata kanë përvojë

Skuadra e Chelseat dhe ajo e Liverpoolit gjatë këtij vikendi do të luajnë finalen e parë të futbollit anglez, atë të Carabao Cup.

Trajneri, Maurizio Pochettino foli në konferencë për media rreth ndeshjes dhe tha se kundërshtari i tij është favoriti kryesor për ta fituar këtë titull, shkruan Indeksonline

“Nëse më pyet mua, atëherë favoriti është Liverpooli. Është shumë e qartë. Ata kanë përvojë. Klopp është mjaftë i zgjuar për të thënë se ndeshja është 50-50, por unë mendoj se Liverpooli është favoriti”, u shpreh Pochettino

Ndeshja finale do të zhvillohet të dielën nga ora 16:00 dhe luhet në stadiumin “Wembley”./Indeksonline/