11:37 / E Enjte, 31 Gusht 2023 / AR

Faza e parë e biletave të festivalit Moving City ka përfunduar

Edhe pak jave kan mbetë deri në festivalin Moving City.

Në qendër të Tiranës na pret Sven Vath, një ndër DJ-të më të njohur të skenës së techno-s. Me lëvizjet e tij inovative dhe rolin e tij si ikonë e kulturës bashkëkohore, Sven Vath do të sjellë një frymë të freskët në Festivalin “Moving City”, duke e bërë atë një përvojë të jashtëzakonshme.

Për herë të dytë radhazi, sheshi “Skënderbej” do të transformohet në një ambient krejtësisht tjetër, duke u udhëhequr nga magjia e muzikës së Sven Väth-it, Gianni Callipari dhe All Shadow për të jetuar një eksperiencë të jashtëzakonshme që do të na çojë në një udhëtim të papërshkrueshëm.

Ndërkaq sa i përket biletave, faza e pare ka perfundur dhe tani gjeni biletat e fazes së dytë. Biletat mund t’i blini online në:

https://tickets.moving-city.com/en/events/moving-city-34

Gjithashtu tek partnerët për shitjen e biletave:

RAVE TRAVEL & GO WILD

Çmimi për një biletë është vetëm 30 euro dhe të gjitha detajet e lajmet tjera mund t’i ndiqni nga në Facebook dhe Instagram.