Faza e tretë e dezinsektimit në Prishtinë fillon të hënën
Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në kryeqytet fillon të hënën nga ora 20:00.
Ndërsa, hedhja e larvicideve do të realizohet më 29.06.2026 dhe 30.06.2026, duke filluar nga ora 09:00.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM
Të dashur qytetarë,
Ju njoftojmë se Faza e Tretë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë për vitin 2026 fillon më 29.06.2026, nga ora 20:00, sipas planit dinamik të operimit.
Hedhja e larvicideve do të realizohet më 29.06.2026 dhe 30.06.2026, duke filluar nga ora 09:00.
Aktiviteti është i varur nga kushtet atmosferike, prandaj, varësisht prej tyre, mund të ketë ndryshime në datat dhe oraret e realizimit të aktiviteteve.
Drejtoria e Shëndetësisë
Bujar Gashi
#kryeqyteti

