Fazliji jep lajmin e madh për tifozët ‘Dardanë’: Jam gati për të dielën!

Mesfushori i Kosovës, Betim Fazliji thotë se është gati për ndeshjen e ditës së diele ndaj Suedisë.
Kosova dhe Suedia do të takohen të dielën me fillim nga ora 20:45 në kuadër të parakualifikimve për Kampionatin Botëror të Katarit 2022, shkruan IndeksOnline
Lajm i madh për Kombëtaren tonë është se Betim Fazliji është rikthyer nga lëndimi dhe është i gatshëm për Kosovën.