12:35 / E Shtunë, 01 Maj 2021 / Blerim

Fazliu dhe Muminoviq e nisin me fitore ‘European Open’, në Zagreb

Laura Fazliu dhe Erza Muminoviq e kanë nisur me fitore në European Open të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Laura Fazliu e kaloi rundin e parë pa luftë, derisa në atë të dytë u përball me vendasen, Ivana Mandaric.

Fazliu tregoi se synon medalje dhe arriti që të fitojë me ippon.

Gjithashtu, fitore në luftën e saj të parë ka marr edhe Erza Muminoviq.

Ajo e eliminoi që në rrethin e parë spanjollen, Patricia Martin Gallardo.