75 Mall Live Search
18:18 / E Premte, 23 Janar 2026 / Gj Sh

FBI arreston sportistin kanadez, i dyshuar për trafikim droge dhe disa vrasje

FBI ka arrestuar sportisin kanadez, Ryan Wedding.

Sipas asaj që raporton ”BBC”, snowboardisti kanadez është i dyshuar si kontrabandist droge dhe disa vrasje, shkruan IndeksOnline.

Besohet se Wedding është fshehur në Meksikë për më shumë se një dekadë dhe është kërkuar për akuza për trafik kokaine dhe vrasje që nga viti 2024.

Ryan Wedding akuzohet për drejtimin e një operacioni të gjerë trafikimi droge, përgjegjës për importimin e rreth 60 tonëve metrikë kokainë në vit në Los Angeles.

Organizata vepronte në të gjithë Amerikën e Veriut dhe vende të tjera dhe ishte gjithashtu furnizuesi më i madh i kokainës në Kanada, duke sjellë rreth 1 miliard dollarë në vit.

Përpara se të arrestohej, Wedding u akuzua për vrasjen e një dëshmitari federal në një çështje kundër tij.

Wedding është akuzuar për manipulim dhe kërcënim të dëshmitarëve, vrasje, pastrim parash dhe trafik droge.

Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi ka konfirmuar se Ryan Wedding u transportua me aeroplan nga Meksika në SHBA pas arrestimit të tij.

“Wedding u dërgua me aeroplan në Shtetet e Bashkuara ku ai do të përballet me drejtësinë. Ky është një rezultat i drejtpërdrejtë i udhëheqjes së Presidentit Trump për ligjin dhe rendin”, shkroi ajo.

Në vitin 2009, Wedding u dënua në gjykatën federale në Kaliforni pasi u akuzua për komplot për shpërndarjen e kokainës. Ai kreu dënimin me burg dhe u lirua në dhjetor 2011.

Zyrtarët kanadezë dhe amerikanë e kanë akuzuar Wedding se është ende i përfshirë në trafikun e drogës dhe thonë se ai i është shmangur arrestimit për shumë vite.

FBI-ja pretendon se ai ka urdhëruar dhjetëra vrasje në të gjithë globin, përfshirë SHBA-në, Kanadanë dhe Amerikën Latine./IndeksOnline/