75 Mall Live Search
21:15 / E Enjte, 13 Prill 2023 / MSH

FBI arreston të dyshuarin për rrjedhjen e dokumenteve të Pentagonit

FBI ka arrestuar Jack Teixeira, të enjten në lidhje me rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara që janë postuar në internet, sipas një zyrtari amerikan të njohur me këtë çështje.

Teixeira, 21 vjeç, është një anëtar i Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts.

Arrestimi i tij vjen pas një kërkimi të shpejtë nga qeveria amerikane për identitetin e zbuluesit i cili postoi dokumente të klasifikuara në një platformë të mediave sociale të njohura me videolojtarët, shkruan CNN.

Teixeira u identifikua për herë të parë nga The New York Times të enjten përpara arrestimit të tij si kreu i grupit ku u postua një tufë dokumentesh të klasifikuara.