FBI-ja do të jetë prezent në ndeshjen Algjeri-Kongo, kjo është arsyeja
Sonte zhvillohen ndeshjet e fundit të raundit të 1/8-tave në Kupën e Afrikës.
Algjeri-Kongo dhe Bregu i Fildishtë-Burkina Faso, janë ndeshjet përmbyllëse të këtij rundi.
Mirëpo ajo çka është interesante është se në njërën nga këto ndeshje do të jetë prezente edhe FBI-ja.
Ata do të jenë prezent në kryeqytetin maroken, Rabat për të përcjellë ndeshjen Algjeri-Kongo.
FBI-ja do të përqendrohet në mbikëqyrjen e mbështetësve të huaj dhe koordinimi midis policisë marokene dhe forcave të rendit nga jashtë vendit të vendosura gjatë garës.
Qëllimi i tyre është që të mbledhin sa më shumë informacion para organizimit të Botërorit në verë.
I njëjti lloj bashkëpunimi ndërkombëtar për sigurinë do të vendoset atje këtë verë. Bashkëpunimi midis Marokut dhe Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë gjithashtu deri në Kupën e Botës 2030./IndeksOnline/

