75 Mall Live Search
13:17 / E Hënë, 17 Janar 2022 / AR

FBI ka një kërkesë për ata që morën pjesë në koncertin ‘Astroworld’

FBI ka krijuar një uebsajt të ri në të cilin inkurajon të gjithë pjesëmarrësit që ishin në festivalin ‘Astroworld’ të dërgojnë foto dhe video në këtë ngjarje.

Qëllimi i faqes është të sigurojë që çdo pjesë që dërgohet të shikohet rrënjësisht pasi është nën hetim intensiv, transmeton Indeksonline.

Me 5 nëntor të vitit të kaluar kishte rritje të turmës në festivalin Astroworld të Travis Scott ku u shkaktua vdekja e 10 pjesëmarrësve.

Në koordimin me departamentin e Policisë në Hjuston, FBI po kërkon që kushdo që ka video t’i dërgoj ato në linkun fbi.gov/astroworld./Indeksonline/