08:33 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

FBI kontrollon zyrat e avokatit personal të Presidentit të SHBA, reagon Donald Trump

Pas kontrollit të ushtruar nga FBI në zyrat e avokatit personal të presidentit të Amerikës, Donald Trump, reagon ky i fundit, raporton BBC.

Presidenti Trump foli shumë i zemëruar për aktin duke thënë se “Kontrolli i FBI në zyrën e avokatit tim është një turp dhe një sulm për vendin”

Nga ana e tij, avokati  Micheal Cohen e shprehet se nuk gjen një arsye pse duhet të ushtrohej ky kontroll: “Kontrolli në zyrë është plotësisht i papërshtatshëm dhe i panevojshëm”.

” Zyra e Prokurorit të SHBA ka konfiskuar komunikimet e privilegjuara të klientit tim e klientëve të tij”, shton avokati i Cohen.

” Veprimi i New Yorkut është pjesërisht një referim nga Zyra e Këshillit Special, Robert Mueller”, ka shtuar ai.

Kontrolli në zyrën e Cohen bëhet  për disa dokumente për çështje të ndryshme, përfshirë pagesat për aktoren pornografike Stormy Daniels.