08:43 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

FBI-ja zbulon, se si Treismani planifikonte vrasjen e Joe Bidenit

FBI-ja ka dhënë detaje se si personi i quajtur Alexander Hillel Treisman po bënte planin për vrasjen e Joe Bidenit. Burri nga Karolina e Veriut po ndiqej nga FBI-ja dhe pas hetimeve të vazhdueshme të organizuara ndaj tij.

Treismani u arrestua fillimisht në maj me akuza të pornografisë. I mbyllur në shtëpi duke pritur gjyqin me akuzat për pronografi, Treismani po bënte planin për vrasjen e kandidatit për president, shkruan Indeksonline.

FBI-ja zbulon se i dyshuari kishte planifikuar që të afrohej te Wendys, që është një vend 6 kilometrat afër shtëpisë së Bidenit.

Sulmuesi kishte bërë gati armë dhe eksplozivë, bombolë shpërthyese, pistoletë të kalibrit Taurus dhe kishte disa vizatime skematike se si do të bënte sulmin. Sulmi mund të planifikohej në “Halloween”.

Tresimani pritet që shpejt të dalë para gjykatës dhe të përgjigjet për të gjitha dyshimet dhe akuzat./Indeksonline/