17:57 / E Martë, 21 Shtator 2021 / C E

FBK e “masakron” Trepçën, zyrtarit të klubit i ndalohet përjetësisht aktiviteti

FBK ka qenë e pamëshirshme për KB Trepçën pas incidentit në ndeshjen e Superligës ndaj Prizreni 16.

Ndeshja në “Minatori” nuk përfundoi mirë në fundjavë ku u lëndua edhe një basketbollist i mysafirëve.

Këto janë dënimet që iu dhanë KB Trepçës:

KB Trepça është dënuar me 1800 Euro.

D.Hajrizi, B.Zekiqi dhe V.Haxhiu janë dënuar me nga një ndeshje moslojë si dhe nga 600 euro.

Bujar Istrefi, zyrtar i KB Trepça është dënuar përjetësisht me ndalesë të ushtrimit të aktivitetit. /IndeksOnline/