75 Mall Live Search
13:34 / E Diele, 25 Shtator 2022 / Gj. Sh

FBK-ja vlerëson kontributin e Belul Beqajt

Gjatë ditës së sotme, ka ndërruar jetë profesori universitar, Belul Beqaj.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi në rrjetet sociale, shkruan IndeksOnline.

Beqaj për një kohë ishte edhe kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Pas vdekjes së tij, FBK-ja ka falënderuar Belul Beqajn për kontributin e tij që ka dhënë si kryetar duke thënë se ai ka hyrë në histori për tu mos harruar asnjëherë.

”Kontributi i tij për sportin më të dashur ishte para dhe pasluftës. Në kohë të vështira dhe me shumë sfida. Veprat e tij kanë hyrë në histori.”, thuhet në komunikatë.

FBK-ja në krye me Arben Fetahun, kanë dërguar një telegram ngushëllimi te familja Beqaj.

Shkrimi i plotë:

E nderuara familja Beqaj dhe komuniteti i basketbollit,

Sot në mëngjes jemi zgjuar të shokuar kur kemi dëgjuar lajmin tronditës se ka ndërruar jetë, i nderuari dhe i respektuari, Belul Beqaj.

Vdekja e tij ka tronditur gjithë komunitetin e basketbollit.

Ai do të kujtohet jo vetëm si ish kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, por edhe një person që ka hyrë në histori për tu mos harruar asnjëherë.

Kontributi i tij për sportin më të dashur ishte para dhe pasluftës. Në kohë të vështira dhe me shumë sfida. Veprat e tij kanë hyrë në histori.

Beqaj ishte një person shumë i afërt me bashkëpunëtorët, me vizion të qartë dhe largpamës. Ndihma e tij që ka dhënë në basketbollin e Kosovës nuk do të harrohet asnjëherë.

Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Beqaj dhe gjithë komunitetin e basketbollit.

Me Respekt,

Arben Fetahu

Kryetar i FBK-së

/IndeksOnline/