75 Mall Live Search
10:29 / E Martë, 24 Janar 2023 / B O

FBK merr disa vendime, kupa në Rahovec, biletat blihen vetëm me letërnjoftime, tifozët në palestër por…!

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 23.01.2023 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:

E ka miratuar Raportin e Punës të FBK-së për vitin 2022
E ka miratuar Planin e Veprimit për vitin 2023
E ka miratuar Planin e Marketingut dhe Komunikimit 2023
E ka miratuar Planin Financiar për vitin 2023
Ka vendosur që Kuvendi i Punës i FBK-së të mbahet më 22 mars 2023 në Prishtinë
I ka miratuar Propozicionet e Garave të Kupës së Kosovës 2022/23
Ka vendosur që Final 8 Kupa e Kosovës të organizohet në palestrën “Mizahir Isma” prej 15 deri më 19 shkurt nga KB Rahoveci me këto kushte:

  • Do të lejohen shikuesit në palestër, por vetëm në mënyrë jo të organizuar, si dhe pa simbole dalluese
  • Biletat duhet të blihen vetëm me letërnjoftime
  • Kërkesë për prokuror kujdestar për të qenë në palestër në datat e organizimit të eventit, si dhe
  • Vënia në funksion e kamerave në palestër.
  • Masa të larta të sigurisë, duke përfshirë këtu Policinë e Republikës së Kosovës dhe Sigurimin Privat
  • Është miratuar propozimi për ristrukturim të zyrës ekzekutive të FBK-së (ndarja në departamente) dhe janë miratuar ndryshimet në Rregulloren për Organizim të Brendshëm të FBK-së
  • Janë emëruar përzgjedhësit e Përfaqësueseve të Reja të Kosovës
  • Ka vendosur që Shpallja e Laureatëve në basketboll për vitin 2023 të bëhet në muajin dhjetor.