FBK motivon tifozët: Sallat do të mbushën përsëri

Gjitha sportet kosovare janë pezulluar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës me 13 mars, si shkak i përhapjesë së pandemisë së koronavirusit.
Kurse, Federata e Basketbollit e Kosovës ka qenë e para që ka anuluar kampionatin anise ishte afër fundit të saj.
Pikërisht FBK ka bërë thirrje për qëndrim në shtëpi për kalim të kësaj situate aktuale.
“Sallat do t’i mbushim edhe më shumë. Qëndroni në shtëpi dhe do të rikthehemi edhe më të fortë”, ka shkruar FBK në faqen zyrtare në rrjetet sociale.