13:20 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

FBK-ja, nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Federatën e Maqedonisë së Veriut

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Federatën e Basketbollit të Maqedonisë Veriore.

Ky Memorandum bashkëpunimi përmban:

– Organizimin e ndeshjeve miqësore ose turneve të ekipeve kombëtare seniore, por edhe kategorive e reja;

– Shkëmbimin e ekspertëve dhe trajnimin;

– Pjesëmarrja e lojtarëve, trajnerëve dhe gjyqtarëve të rinj në kampe basketbolli të organizuara nga Federata e Basketbollit e Maqedonisë Veriore ose Federata e Basketbollit e Kosovës;

– Të dyja palët, nëse është e nevojshme, marrin përsipër ta asistojnë njëra-tjetrën në organizimin e kampeve të basketbollit dhe aktiviteteve të tjera sportive;

– Të dyja palët zotohen të ndihmojnë njëra-tjetrën në komunikimin me firmat e sektorit të biznesit në vendin e tyre.

Gjithashtu të dyja palët do të takohen të paktën një herë në vit për të shqyrtuar dhe përcaktuar aktivitetet nën këtë memorandum dhe për të planifikuar për sezonin e ardhshëm. 

Ky memorandum bashkëpunimi do të zgjasë së paku 2 vjet, me mundësi vazhdimi.

Memorandumi i bashkëpunimit është nënshkruar nga krerët e të dyja Federatave, Arben Fetahu, Kryetar i FBK-së dhe Pero Antiç, Kryetar i Federatës së Basketbollit të Maqedonisë Veriore.