75 Mall Live Search
12:21 / E Mërkurë, 28 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

FC Ballkani falën Kurban Bajramin në Ohër

Futbollistët e skuadrës FC Ballkani sot e kanë falur Kurban Bajramin në Ohër.

Ata kanë pozuar të gjithë së bashku për një fotografi para xhamisë e cila fotografi më pas është publikuar në faqen zyrtare të FC Ballkanit në Facebook.

Ky klub po vazhdon përgatitjet në Ohër para ndeshjes ndaj Ludogorets në kualifikime të Champions Leagues.